Një grua në qytetin Osan të Koresë së Jugut shkaktoi zjarr në ndërtesën ku banonte të hënën, më 21 tetor, ndërsa po përpiqej të vriste një buburrec me një flakërues të improvizuar. Zjarri rezultoi fatal për një prej fqinjëve të saj, një grua rreth të 30-ave me shtetësi kineze, dhe shkaktoi probleme me frymëmarrjen për disa banorë të tjerë për shkak të tymit.

Sipas burimeve, që citon media lokale, autoritetet koreane kanë njoftuar se do të lëshojnë një urdhër-arresti për gruan përgjegjëse, e cila është e re në moshë.
Ajo deklaroi para policisë se përdori një çakmak dhe një spraj të ndezshëm për të djegur buburrecat, një metodë që kishte përdorur edhe më parë. Por këtë herë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe banesa e saj u përfshi nga zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts