Astrit Hasani ka lindur në 27 gusht të vitit 1954 në qytetin e Përmetit. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), në 2 shtator 1983, fillon punën si aktor në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit, ku ka interpretuar me sukses dhjetra role.
Qysh në fillimet e karrierës së tij artistike, atij i besohen role të para dhe të dyta.
Roli i parë i aktorit Astrit Hasani në kinematografi do të ishte ai i Tomës në filmin “Besa e kuqe”, në vitin 1982 kur ishte akoma në vitet e shkollës së lartë. Dy vjet më vonë, në 1984, luan në filmin “Gjurmë në dëborë” në rolin e Komandantit të Postës Kufitare. Të kësaj kohe janë edhe rolet në filmat: “Ada”, “Rokullisja”, “Vit i vështirë”, “Snob”, “Gjurmë në dëborë”. Në vitin 1987 luan në filmin “Një vit i gjatë”.
Astrit Hasani ka luajtur role të ndryshme edhe në skenën e teatrit, si: “Milionieri”, “Dikush duhet të vdes”, “Zoti godet me pudër”, “Këngëtarja tullace”, “Fol me zë të ulët”, “Pusi”, “Profesionisti”, “Terror”, “Ëngjëjt gri”, “Kriminelja”, etj.
Në 3 tetor 2016 emërohet drejtor i Teatrit “Bylis”, detyrë që e mban deri në 31 dhjetor 2019, kohë kur edhe del në pension.
Astrit Hasani tashmë, edhe pse në pension, vijion punën e tij artistike duke luajtur në disa filma e teatër.
Në 8 prill 2021 merr titullin e lartë
“𝑴𝒋𝒆𝒔𝒉𝒕ë𝒓 𝒊 𝑴𝒂𝒅𝒉”.
Në gjithë jetën e tij artistike prej 42 vitesh, Astrit Hasani numëron mbi 100 role, në teatër dhe kinematografi.
𝐍ë 𝐅𝐢𝐥𝐦𝐚𝐭: “Besa e kuqe”, “Gjurmë në dëborë”, “Ada”, “Rrokullisja”, “Vit i Vështirë”, “Snob”, “Një vit i gjatë”, etj.
𝐍ë 𝐭𝐞𝐚𝐭ë𝐫: “Milionieri”, “Dikush duhet të vdes”, “Zoti godet me pudër”, “Këngëtarja tullace”, “Fol me zë të ulët”, “Pusi”, “Profesionisti”, “Terror”, “Ëngjëjt gri”, “Kriminelja”, “Sofia”, “Në prag të jetës”, “Baladë për një grua”, “Koka e tjetrit”, “Një dritë s’më le të fle”, “Mer atë që të do zemra”, “E bukur shtëpi e vjetër”, “Zonja nga Barcelona”, “Lamtumirë fukarallëk”, “I gjori Pjero”, “Dashuri me fantazëm”, “Incidenti”, “Vrasje në auard”, “Emigrantët”, “Një dritë s’ më le të fle”, “Rrufe nga mali”, “Ditë dhe njerëz”, “Letër e humbur”, “Horror”, “Spiuni”, “Sa mir bëri që vdiq”, “Me trap drejt Evropës”, “Martesë vetëm për letra”, etj.






