Tach

Çipi në tru nga Elon Musk rezulton me sukses, shikoni cfarë është në gjëndje të bëjë 29-vjeçari i paralizuar pas implantit

Një video e rrallë po qarkullon në rrjet ku tregon një person i paralizuar duke kontrolluar kursorin e mouse-it vetëm me mendimin e tij. 29-vjeçarit i është implantuar kohët e fundit një çip Neuralink nga Elon Musk ku ai mund të kontrolloje vetëm përmes mendimit komjuterin.

Nowland Arbo është personi i parë që i është implantuar një çip i tillë dhe në video duket se gjithçka ka shkuar me sukses pasi i riu po kontrollon kompjuterin teksa ai po laun shah. 

“E shihni kursorin në ekran? Ky jam unë… është vetëm fuqia e mendjes sime ”, thotë njeriu që u paralizua nga supet e poshtë tetë vjet më parë pas një aksidenti të rëndë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të inxhinierit Neuralink se si e përdor teknologjinë e kompanisë, 29-vjeçari shpjegon se kishte një proces trajnimi, gjatë të cilit duhej të mësonte të dallonte lëvizjen imagjinare nga lëvizjet e tentuara. 

“Në fillim po përpiqesha të shkundja p.sh. dora ime e djathtë majtas, djathtas, përpara, mbrapa. Dhe prej andej, mendoj se u bë intuitive për mua që të filloja të imagjinoja lëvizjen e kursorit,” shtoi ai.

Përdorimi i suksesshëm i teknologjisë Neuralink nga njeriu paraplegjik shënon një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe përforcon bindjet e disa ekspertëve se ky çip i veçantë ka perspektivën për të përmirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara.


Në video, Arbo flet për ndryshimet që ka sjellë teknologjia e fundit në jetën e tij, të cilat ai i krahason me “Forca” nga Star ëars . 

“Jam shumë me fat që jam pjesë e saj, çdo ditë më duket sikur po mësojmë gjëra të reja”, thotë ai.

Rreth një muaj më parë, Musk njoftoi se personi i parë që do të implantohet me çipin tani është në gjendje të lëvizë kursorin e miut në ekran me vetëm mendim. “Përparimi është i mirë dhe pacienti duket se është rikuperuar plotësisht,” tha manjati i teknologjisë në një event të Spaces në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button