Rajoni

Kurti nxjerr VIDEON: Ushtria serbe shumë afër kufirit të Kosovës. Ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake s’është normal, po i vëzhgojmë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurit teksa ka publikuar pamjet me video bën me dije se pjësëtarë të Forcave të armatosura në Serbisë janë pikasur duke lëvizuar shumë afër kufirit të Republikës së Kosovës.

“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shprehet Albin Kurti. VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button