Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur Spitali Memorial.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen me targa AB623YI ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në aksident. Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk bëhet ende e ditur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button