Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti vrarë pas një atentati Gilmando Dani.

Blushi thotë se në Shqipëri krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe godet ku të dojë dhe kur të dojë. Sakaq shton se ky është rezultat i drejpërdrejtë i filozofisë së qeverisë.

Postimi i Tedi Blushit:

Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ai godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm.

Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, aty ku masat parandaluese duhet të jenë më të larta, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar.

Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë “pa krim nuk ka zhvillim”, që në vend që ta luftojë krimin, e ka bërë pjesë të pandarë të pushtetit, ku edhe drejtësia është bërë palë me 251 drejtues dhe anëtarë bandash që i kanë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts