Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi shprehet se protesta e 17 nëntorit, është një indinjatë ndaj qeverisë Rama, për shkak se opozitës i është rrëmbyer çdo hapësirë kontrolli apo debati parlamentar.

I ftuar në një emision televiziv, Boçi tha se thirrja e protestës dhe ngritja e platformës së rezistencës, ishte momenti i duhur, pasi ishte kërkuar jo vetëm nga qytetarët por edhe vetë strukturat e PD.

Sipas Boçit, sot qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar, kjo sepse pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, duke i rënduar më tej ato.

‘Orteku ka dëshmuar se kur nis, bëhet i papërballueshëm’, u shpreh ndër të tjera Boçi.

Pas veprimeve të fundit ndaj qeverisë nga ana e SPAK, në kushtet kur në parlament opozitës i është rrëmbyer çdo hapësirë kontrolluese, apo debati parlamentar, ka qenë moment i duhur, i kërkuar nga opinioni dhe PD, për të dalë në një format tjetër komunikimi me qytetarët, protesta në vetvete është një formë komunikimi. Ka shuam arsye që kjo protestë të jetë një platformë rezistence dhe që alternohet me qëndrim politik. Kjo qeveri ka mbushur ditët, kupa është mbushur dhe duhet të largohet e t3ë lërë hapësirë që zgjedhje demokratike. Secila prej forca ve politike të këtë opsionin që të drejtojë vendin, duke shprehur vullnetin qytetar.

Ka një lloj dëshpërimi brenda strukturave e qytetarët, për mënyrën se si janë marrë zgjedhjet e si ka vijuar qeverisja. Apo dhe ikjen e njerëzve, duke shtuar edhe faktorët e sjelljes sociale të shoqërisë. Ka ndryshuar qasja ndaj protestës e politikës, për të protestuar duhet të shohësh arsye. Ka shumë arsye për të protestuar, arsimore, menaxhimi i shëndetit, ekonomia, kufizimi i qytetarëve, si pushteti ka hyrë te xhepat e shqiptarëve, me ligjin e fundit për barazinë gjinore ka shqyer portat e familjes së tyre.

Çdo qytetar duhet të vijë në një tubim e të shprehë kundërshtinë e tij. Pushteti do marrë masat, instalimi i frikës ka nisur, presioni ndaj administratës. S’është sistem demokratik, është sistem autokratik me pamje demokratike. Padrejtësitë janë bërë sa një mal dhe arsyet janë kaq të shumta sa që qytetarët në momentin e parë. Orteku ka dëshmuar se kur nis bëhet i papërballueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts