“Dua të realizoj ndryshime të mëdha për zonën time”
Kandidati për deputet për partinë demokratike Romarjo Meminaj tregon arsyen përse ka vendosur të kandidoj për deputet

Përse vendosa që të kandidoj si deputet për qarkun e Vlorës ???
Unë jam një djalë i lindur dhe që pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në fshatin Trevllazër.
Në këtë fshat të bukur dhe me histori pranë Vlorës, ku në 12 vitet e fundit u përballa me shumë sfida
Një sër problematikash në fshat, por edhe në njësinë administrative Novoselë që sa më shumë kohë kalonte aq më shumë përkeqësoheshin
Ndërkohë që miqtë e mi po largoheshin, ashtu si rinia, krahu i profesionalizuar i punës në Trevllazër, Novoselë, Vlorë dhe në gjithë vendin, unë vendosa të qëndroj !
Vendosa të krijoj të ardhmen time në Vlorë, duke u bërë zëri i qytetarëve të qarkut dhe veçanërisht banorëve të zonës që përfaqësoj !
Për këtë arsye, vendosa që të qëndroj për të qënë unë ai që do të sillte ndryshimin !
Një ndryshim për zonën, i cili garanton zgjidhje të halleve të mbartura ndër vite dhe sigurisht plotësimin e një sër kërkesash që janë për banorët nevoja të tyre më imediate !
Jo vetëm kaq por sot, pasi kam marrë këtë vendim, jam besimplotë që me mbështetjen e Partia Demokratike e cila në 4 vitet e ardhshme do të drejtojë vendin, “Ne do të jemi ndryshimi !”.
Ky ndryshim i munguar në 12 vite, të cilin e realizon vetëm Partia Demokratike !
Një ndryshim i ardhur nga rinia, nga njerëz me energji që e duan fshatin, e duan Vlorën dhe vendin ku kanë lindur !
Persona që i dinë problematikat, kanë jetuar me to, të cilët sigurisht duan me çdokush përmirësimin e tyre !
Përmirësim të jetësës në Shqipëri, në mënyrë që brezi i ri, mos të vuaj të njëjtat probleme siç ne kemi kaluar, fal edhe neglizhencës së pushtetit




