Avokatja Adriana Kalaja në një emision televiziv deklaroi se zyrtarët e lartë të qeverisë, përfshirë Belinda Balluku, “po shkojnë drejt drejtësisë, pavarësisht nëse duan apo jo”.

Kalaja vlerësoi si zhvillim pozitiv veprimet e SPAK-ut ndaj ish-ministres dhe zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë, duke theksuar se janë regjistruar zyrtarisht dy kallëzimet e saj penale të vitit 2025. Ajo pretendon se hetimet lidhen me abuzime që arrijnë deri në 10 miliardë euro dhe përfshijnë vepra si korrupsion i lartë, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion pasiv, që sipas saj prekin edhe drejtues vendorë si kryetarja e Bashkisë Durrës. Kalaja thekson se nëse hetimet zhvillohen siç e kërkon ligji, SPAK pritet të verifikojë akuzat më të rënda ndaj zyrtarëve të qeverisë.

Adriana Kalaja: Unë nuk mendoj se këta njerëz po shkojnë drejt institucionit të SPAK-ut, po këta njerëz do apo s’do SPAK-u apo gjykata e posaçme do shkojnë përpara drejtësisë. Kështu që ky është një lajm i mirë, ashtu sikundër është lajm shumë i mirë të gjithë veprimet hetimore që kanë bërë SPAK-u në raport me ish-zëvendëskryeministren, pra një nga nivelet më të larta të kabinetit, njëherazi dhe ministre për infrastrukturën, ministre në fakt që ka afro 70% të buxhetit dhe të cilën e ka patur. Madje në një emision në Task-Forcë me të nderuarën gazetaren Sonila Meço, kur deklarova shifrën që vetëm Belinda Balluku me Ceno Klosin dhe me bashkëpunëtorë të tjerë të cilët ju do t’i merrni informacionet e sakta në ditët në vijim, që abuzimi ka qenë 10 miliardë euro.

Në fakt paneli për momentin nuk e besonte sepse është një shifër normalisht në një shtet ligjor të së drejtës ku vepron ligji, është e pabesueshme se si mund të drejtojnë qeverinë, njerëz që kanë abuzime kaq të mëdha në kurrizin e tyre. Ndërkohë që çdo ditë që po kalon po më jep të drejtë edhe referuar kallëzimit penal që unë në fakt si shkresë e kam nxjerrë ekskluzive për emisionin e Sonila Meçës në Syri televizion, ditën e enjte, ku më është konfirmuar në fakt nga SPAK-u që janë regjistruar të dy kallëzimet e mia penale të 2025-ës, pra pa i përfshirë në kallëzimet penale që unë kam bërë në vitet më përpara sepse shumica e atyre kishin bënin fakt me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Por ndërkohë të dy këto kallëzimet penale, përveç se është një lajm shumë i mirë, regjistrimi dhe hetimi i tyre, nëse do bëhen sipas ligjit, gjithmonë, nga ana tjetër, disa nga kërkesat që unë kam bërë në objektin e kallëzimit penal, qoftë në kallëzimin e datës 1 prill 2025, po dhe në atë të datës 15 shtator të 2025-ës, kam kërkuar përveç se fillimin e ndjekjes penale për vepra penale të konsumuara, sepse ne nuk mund të shkojmë drejt një ministre apo zëvendëskryeministre duke e akuzuar me veprën penale të pabarazisë në tendra. Ky është mendimi im personal, referuar jo vetëm praktikës gjyqësore, po asaj që parashikon ligji, për sa kohë që me veprime të dukshme dhe qoftë dhe me një pjesë të informacionit që kemi nga dosja, kemi të bëjmë me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, kemi të bëjmë me korrupsion të lartë të zyrtarëve, korrupsion pasiv. Kemi të bëjmë me korrupsion pasiv, për shembull, kallëzimi penal i prillit të 2025-ës prek dhe kryetaren aktuale të Bashkisë së Durrës, që veprat penale janë të ndarë. 259-ta është për zyrtarët e lartë të emëruar, siç ishte rasti i Belinda Ballukut, ndërsa 260-ta është korrupsion pasiv i zyrtarëve të zgjedhur, siç është rasti i Emirjana Sakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts