Fshati Grykshi i Madh është kapluar nga dhimbja pas humbjes tragjike të katër pjesëtarëve të familjes Kola, të cilët ndërmorën udhëtimin drejt emigrimit dhe humbën jetën më 4 shkurt në Itali.
Banorët e fshatit shprehin pikëllimin e tyre para kamerave të mediave, duke thënë se nuk kanë çfarë të shtojnë për këtë humbje të papërballueshme. “U mbyll dera e shtëpisë, iku familja me 4 jetë që shkuan për të kërkuar një të ardhme dhe u kthyen në arkivol”, thonë ata me dhimbje.

Prej disa ditësh, Grykshi i Madh ndodhet në zi të thellë, ndërsa gjithë komuniteti vajton për familjen Kola dhe humbjen e tyre tragjike.










