Në prag të zgjedhjeve për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gentian Koci ka shpallur kandidaturën e tij, duke kërkuar mbështetjen e demokratëve nga e gjithë Shqipëria.


Në mesazhin e tij, Koci thekson se Këshilli Kombëtar nuk është thjesht një strukturë partiake, por një përgjegjësi për të përfaqësuar zërin, shqetësimet dhe aspiratat e demokratëve në çdo cep të vendit.


Ai shprehet se ka besuar gjithmonë se Partia Demokratike forcohet përmes kontributit të njerëzve që punojnë dhe qëndrojnë pranë saj si në ditët e mira, ashtu edhe në momentet më të vështira.


Kandidati për Këshillin Kombëtar premton se, nëse do të marrë besimin e delegatëve, do të vijojë të jetë një zë i lirë, i drejtë dhe i palëkundur në mbrojtje të vlerave demokratike dhe interesave të demokratëve.

Postimi i plotë 👇

Të dashur miq demokratë,

Nesër Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Me përulësi dhe përgjegjësi, kam vendosur të jem kandidat në këtë garë, duke kërkuar mbështetjen tuaj.

Për mua, Këshilli Kombëtar nuk është thjesht një strukturë partiake, por një përgjegjësi për të përfaqësuar zërin, shqetësimet dhe aspiratat e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë.

Kam besuar gjithmonë se Partia Demokratike bëhet më e fortë kur mbështetet te njerëzit që punojnë, kontribuojnë dhe qëndrojnë pranë saj në ditët e mira dhe në ditët e vështira.

Nëse do të kem besimin tuaj, do të vazhdoj të jem një zë i lirë, i drejtë dhe i palëkundur në mbrojtje të vlerave demokratike dhe interesit të demokratëve.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj.

✌🏻🇦🇱

Gentian Koci
Kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts