Vendi
Tropojë/ Gjimnazistët hedhin gurë drejt Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, djegin kosha

Protesta ka filluar edhe në Tropojë ku disa të rinj kanë dalë në rrugët e qytetit të Bajram Currit.
Gjimnazistë të qytetit janë mbledhur në sheshin kryesor, ku gjatë protestës kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Bashkisë Tropojë dhe Pallatit të Kulturës, si dhe djegin kosha tek inxhinieria.
Më pas, ata kanë marshuar në rrugët e qytetit.





