Vendi
Lirohet nga burgu ish-shefi i Komisariatit të Sarandës

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i dyshuar në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në Sarandë.
Nga masa e sigurisë “arrest me burg”, Apeli ka vendosur që Bashllari të hetohet me masën “detyrim për paraqitje”, duke e liruar nga qelia.
Ish-drejtuesi i Komisariatit të Sarandës po hetohet nën dyshimin se ka marrë ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje.
Vendimi i Apelit lidhet me hetimet për shkeljet e dyshuara në lejimin dhe mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme në qytetin bregdetar.
Hetimet për çështjen vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.



