Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e Spitalit Memorial në Fier. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota.

Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts