Një kamion ka dalë nga rruga në “Rotondon e Levanit”, si pasojë e një defekti teknik në sistemin e drejtimit. Mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, pasi ishte i ngarkuar me enë kuzhine.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit.










