Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.


Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës në vendngjarje të një 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet O. M.


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.


Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts