Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Kamenicë, në njësinë administrative Divjakë.
Rreth orës 12:30, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç. është përplasur me një motomjet, i cili drejtohej nga një 15-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











