Nëpër pallatet e vjetra, mungesa që shkakton largimi i banorëve mbetet si plagë e freskët. Pallati nuk është më njësoj. Pallati reagon” ndaj bojës me të cilën e lyejnë, e jo më ndaj banorëve që i japin ngjyrimin që asnjë bojë, sado e sofistikuar, nuk mund ta sjellë.
Dhe kështu, një ditë u largua nga pallati, por jo nga Pallati 176, Anastas Kristofori. Duam s’duam në vende të vogla kemi fatin të njohim nga afër njerëz të mëdhenj.
Banojmë në pallate me shkrimtarë, piktorë, kompozitorë, futbollistë, analistë (këta të fundit vetëm për humor po i fus te kategoria e njerëzve të mëdhenj) dhe i marrim ata si të mirëqënë. në fund të fundit, banorë janë.