Besimtarët myslimanë në Fier janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin qëndror të qytetit. Ceremonia e shenjtë filloi në orën 06:40 dhe u parapri nga një mesazh frymëzues nga Myftiu i Fierit, z. Mikel Hazizolli.

Në fjalën e tij, myftiu përcolli një mesazh paqeje dhe respekti, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si një moment për reflektim dhe shërim shpirtëror.

“Kjo është dita kur shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit,” – u shpreh Hazizolli.

Atmosfera festive u shoqërua me urime solidarizuese nga të gjithë besimtarët, në një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts