Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka bërë lëmsh rrjetin me një postim të bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.
Ai ka publikuar një “Instastory” ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë në dorë, ku ka “gdhendur” emrin “Ejona” dhe një datë, 25.12.2025.
Por, se kush është ‘Ejona’ dhe se çfarë përfaqëson ajo në jetën e tij, aktori nuk e ka shpjeguar duke mos bërë asnjë koment më shumë.
Në këtë foto shfaqet dora e tij dhe dora e një vajze, ndërsa në sfond kënga që ka zgjedhur ta shoqërojë titullohet: “Do të të dua përgjithmonë.”
Kujtojmë se Bes Kallaku i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. A është kjo e dashura e tij e re apo jo, kjo mbetet ende mister.










