Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ushtruar një sërë veprimesh procedurale në kuadër të hetimeve për vepra të ndryshme penale:

Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në fshatin Sheq Musallaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, është referuar materiali në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin K. H., 44 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Në Lushnjë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit M. L., 52 vjeç, banues në këtë qytet, pasi ka kallëzuar një tjetër shtetas për kanosje, në lidhje me një mosmarrëveshje për pagesën e një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts