Spartak Ngjela

Ajo që dëgjuam për shtetin e vogël islamo-bektashi nga Edi Rama, kuptohet se është skemë e Beogradit për të shkatërruar Shqipërinë.

Një ligësi injorante antikombëtare e Edi Ramës, i cili, si familje dihet se është me origjinë arumune në Durrës.

Shqiptarët nuk duhet të heshtin kundrejt një individi të tillë me ngarkesa antikombëtare në formimin e tij ideor, sidomos socialistët që njihen si një parti patriotike.

Një akt i tillë, edhe pse është një kërkesë pamundësisht për t’u realizuar se nuk e lejon kushtetuta, çdo individ që merret me politikë duhet të ketë shumë kujdes.

Kërkesa e Ramës si kryeministër, nuk ka asnjë hapësirë juridike për t’u pranuar. Por, fakti që një kryeministri në Tiranë i shkon mendja në këtë tradhti kombëtare kundrejt territorit të Republikës së Shqipërisë, kuptohet që, indirekt, ky individ nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Kurse neni 10/1 i Kushtetutës shprehet në mënyrë taksative që në hyrje të Kushtetutës së Shqipërisë:

Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

Ndërsa…

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin e parë të saj, që është në fakt konceptimi teoriko-konstitucional i të gjithë Kushtetutës, shprehet:

Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

Është mirë që, në të ardhmen, kryeministrat e paditur dhe të tria fetë në Shqipëri, bashkërisht, duhet të jenë të kujdesshëm.

Leave a Reply

Related Posts