Gjigandi mediatik gjerman Deutsche Welle ka publikuar një artikull për ndikimin e Xhorxh Sorosit dhe fondacionit të tij në vendet e ish-bllokut komunist. Duke folur për Shqipërinë, në artikull theksohet se opozita ka një narrativë anti-Soros, përkundër qeverisë së Edi Ramës, e cila që prej vitit 2013 përdor metoda të qeverisjes autoritare. Artikulli thekson se, nga pikëpamja e opozitës, Xhorxh dhe Aleks Soros, bashkë me Edi Ramën, kanë zbatuar një plan sekret për të qëndruar për një afat të gjatë në pushtet përmes reformës në drejtësi, asaj kushtetuese dhe elektorale.

Gjigandi mediatik gjerman, Deutsche Welle, i ka kushtuar një artikull të veçantë ndikimit të George Sorosit dhe fondacionit të tij në vendet e ish-bllokut komunist. Në artikull, Shqipëria cilësohet si një rast i veçantë, ku George Soros ka implementuar politikat e tij dhe ka ndikuar në zhvillimin e reformës në drejtësi. Deutsche Welle thekson se narrativa anti-Soros në Shqipëri përdoret nga opozita, por jo nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, i cili shpesh preferon të përdorë metoda të qeverisjes autoritare.
Një rast i veçantë në narrativën anti-Soros në Europën Juglindore është prej kohësh Shqipëria. Këtë narrativë e përdor opozita, por jo qeveria. Opozita e përdor këtë narrativë si kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili është në këtë post që nga viti 2013 dhe shpesh preferon të përdorë metoda të qeverisjes autoritare. Partia Demokratike nacional-konservatore e akuzon Ramën se është një “fanar ndriçues i Sorosizmit”. George Soros dhe djali i tij, Alexander, sipas opozitës, që nga viti 2013 bashkë me Ramën kanë zbatuar një plan sekret për të qëndruar afatgjatë në pushtet në Shqipëri përmes reformës në drejtësi, asaj kushtetuese dhe elektorale.

Ndërkohë, Deutsche Welle ka sjellë në vëmendje edhe rastin e Bullgarisë, ku me iniciativën e liderit të “Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë”, Dejan Peevski, parlamenti bullgar ka ngritur një komision ad hoc për të hetuar aktivitetet e George dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre. Komisioni do të raportojë se cilët individë dhe organizata mbështeten dhe kanë marrë financime nga fondacioni “Shoqëria e Hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts