Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Begaj.

Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli.

Bëhet me dije se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës.

Mësohet se në vendim thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron me lart se ligji për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund te shkarkohet vetëm për shkelje te renda. Në vendim shtohet se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Veliajt.

Konkretisht, me këtë vendim, anulohet dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Pas shqyrtimit të ankimit më datë 31 tetor, Gjykatës Kushtetuese vendosi që ta rikthejë sërish në detyrë.

Veliaj kërkoi në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts