Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka ndarë një histori të rëndë personale ku tregoi se është përballur me përndjekje të vazhdueshme nga një person që, sipas saj, e ka ndjekur deri në derën e banesës.

Radi tha se përndjekësi i saj ishte dënuar fillimisht me një vit burg, por pas lirimit ai kishte rifilluar të njëjtin veprim, duke e detyruar këngëtaren të bënte një tjetër kallëzim në polici. Si rezultat, ai është arrestuar sërish.

Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, por sapo doli filloi përsëri përndjekjen. Bëra përsëri kallëzim dhe u kthye në burg. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë Zotit, policia më qëndroi pranë dhe sot jam pak më e qetë”,-rrëfeu ajo.

Sipas raportimeve, 28-vjeçari nga Tirana, i cili ishte dënuar për përndjekjen e Rozana Radit, nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në liri. Gjatë qëndrimit në burgun 313, ai ishte ‘fiksuar’ me një juriste të institucionit dhe pas daljes, e kishte ndjekur edhe atë, duke përfunduar sërish në burg.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në rrjet, me shumë ndjekës që kanë shprehur mbështetje për këngëtaren dhe kanë kërkuar masa më të rrepta ndaj rasteve të përndjekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts