Janë rikthyer në kuvendin e Shqipërisë skenat e bllokimit të foltores nga ana e deputetëve të opozitës.
Foltorja është bllokuar në kuadër të aksionit opozitar të asaj që ka thënë opozita për dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit
Ndërkohë deputetët e opozitës janë larguar nga salla pas kësaj përplasjeje, por kanë vendosur që të marrin edhe karriget e tyre me vete.
Ata karriget i kanë nxjerrë jashtë kuvendit duke i grumbulluar në një pirg në hyrje në shenjë proteste.