Para zyrave të Komunitetit Mysliman Shqiptar po zhvillohet një protestë kundër planeve për krijimin e një mikroshteti për Urdhrin Bektashi në Shqipëri.
Prej disa ditësh është raportuar gjerësisht ideja e themelimit të një shteti sovran bektashi, duke ndjekur stilin e shtetit të Vatikanit në Romë.
Ditën e djeshme edhe vetë KMSH u shpreh kundër kësaj nisme, duke nënvizuar se ajo nuk është konsultuar me komunitetin ndërfetar.
KMSH u shpreh në reagimin zyrtar se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri dhe se në këtë kontekst shpreh shqetësimin për deklaratat publike ku flitet për “Islamin modern”, “Islamin shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës./oranews.tv