Bota është në mes të një krize të rezistencës ndaj antibiotikëve që kontribuon në vdekjen e afro 5 milionë njerëzve në vit. Por bakteret nuk janë të vetmit patogjenë me mutacion për të cilët duhet të shqetësohemi.

Infeksionet mykotike gjithashtu po përshtaten përtej mundësive të mjekësisë sonë, duke shkaktuar një “pandemi të heshtur” që duhet të trajtohet urgjentisht, sipas disa studiuesve, shkruan Sciencealert.com.

“Kërcënimi i patogjenve fungal dhe rezistenca antimykotike, edhe pse është një çështje globale në rritje, po lihet jashtë debatit”, shpjegon biologu molekular Norman van Rhijn nga Universiteti i Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë shtator, Kombet e Bashkuara do të organizojnë një takim në qytetin e New Yorkut mbi rezistencën antimikrobike, i cili përfshin diskutime mbi bakteret, kërpudhat, viruset ose parazitët rezistente.

Përpara këtij eventi, van Rhijn dhe një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh po u bëjnë thirrje qeverive, komunitetit të kërkimit dhe industrisë farmaceutike të “shikojnë përtej baktereve”.

Infeksionet kërpudhore, sipas The Lancet, janë lënë jashtë shumë nismave për të trajtuar rezistencën antimikrobike.

Pa vëmendje dhe veprim urgjent, disa infeksione fungale veçanërisht të këqija, të cilat tashmë infektojnë 6.5 milionë në vit dhe marrin 3.8 milionë jetë në vit, mund të bëhen edhe më të rrezikshme.

“Fokusi disproporcional te bakteret është shqetësues sepse shumë probleme të rezistencës ndaj ilaçeve gjatë dekadave të fundit ishin rezultat i sëmundjeve kërpudhore invazive, të cilat kryesisht nuk po adresohen sa duhet nga komuniteti dhe qeveritë”, shkruajnë van Rhijn dhe kolegët e tij, të cilët vijnë nga institucionet nga Kina, Holanda, Austria, Australia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, SHBA, India, Turqia dhe Uganda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts