Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bradashesh në Elbasan, pasi punonjësi i një firme ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.

Mësohet se shtetasi me iniciale L.B, 54-vjeç ishte në orarin e punës për rikonstruksionin e një godine.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts