Fier – Problemi i mungesës së ujit të pijshëm në Fier konsiderohet nga aktivistët si një çështje e përhershme, që tejkalon çdo emergjencë natyrore dhe cilësohet “turp kombëtar” dhe “dështim historik” i qeverisjes qendrore e lokale.

Kështu është shprehur pasditen e sotme një grup aktivistësh, të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe konkrete për këtë problematikë. Aktivisti Elis Baba tha se qytetarët fierakë prej disa ditësh përballen me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim, shpesh duke marrë informacione vetëm përmes rrjeteve sociale dhe pas ndërprerjes së furnizimit. “Ky nuk është informim, por propagandë,” tha Baba. Sipas tij, problemi thellohet edhe nga ndërprerjet e energjisë elektrike, gjithashtu pa paralajmërim.

Ndërkohë, qytetari Spiro Goga shprehu indinjatën e tij duke theksuar se pas 12 vitesh qeverisje të pandërprerë, Fieri vazhdon të vuajë të njëjtat problematika dhe qyteti është ende larg standardit minimal të furnizimit 24-orësh që premtohet prej dekadash.

Protestuesit kërkuan njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi, duke theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është e drejtë themelore e çdo qytetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts