Moti vazhdon të mbajë në ankth shumë banorë të zonave që janë prekur nga përmbytjet, të cilët akoma nuk janë vizituar nga punonjësit e shtetit për të dokumentuar dëmet. Por kreu i Emergjencave Civile deklaroi sot në Kuvend një shifër që tregon se kompensimet vonojnë, madje ndër vite.



“195 milionë lekë ju jemi borxh qytetarëve nga detyrimet e mbartura ndër vite” tha Haki Çako, drejtor i Emergjencave Civile

Deputetët e zonave të prekura kërkuan financim të menjëhershëm, sidomos të bashkive më të dëmtuara, si Saranda, Delvina e Finiqi.



“Janë dëmtuar pemët e banesat në Delvinë, bashkive ju kanë mbaruar lekët, nuk mund të ndihmojnë më. Rrugët janë prishur. Ikën mandarinat. Ne duhet të alokojmë sot fonde emergjente. Dëmet janë përtej asaj që janë të dukshme”, u shpreh Ardit Bido Deputet i PS

“Pa i dokumentuar dëmet, nuk mund të kompensohet askush. Kemi ngritur komisionet e vlerësimit”, u pwrgjigj Çako.



Komisioni parlamentar u miratoi emergjencave civile një shtesë fondi prej 500 milionë lekësh, por për të zgjidhur krizën e bashkive me financimet në këtë drejtim, kërkohet të aplikohet një skemë e re.

“Është shumë mirë që fondi të shpërndahet jo sipas madhësisë së bashkisë, por sipas rrezikut. Bashkitë më të vogla kishin risk më të lartë”, tha Bledar Çuçi Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes.

Në komision, nuk munguan as akuzat politike mes palëve për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

Klevis Balliu, deputet i PD: Arsyeja është korrupsioni. Qukës-Qafë Pllocë u shkërmoq. Jepni para për çështje kombëtare, më mirë se sa t’ja jepni Belinda Ballukut.



Ardit Bido deputet i PS: Ju keni përmbytur Shkodrën, ne këtë vit e menaxhuam, ndajmë elementin njerëzor me atë natyror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts