Një aksident është regjistruar në dalje të fshatit Moglicë, në Korçë, ku një mjet i tonazhit të rëndë që transportonte një ekskavator ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë aksit nacional.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts