Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grup moshe, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.
Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind.

Në këtë artikull të do të mësoni më shumë për ushqimet që duhen shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.
Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.
Këtu përfshihen: salsiçet, proshutat dhe sallamet. Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi.
Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave. Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë.
Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.
Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.
Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.
Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.
Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave. Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm.










