Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier- Levan.

Sipas informacioneve paraprake  dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë tre persona janë plagosur, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve teksa ende nuk dihet gjëndja e tyre shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti me drejtues shtetasin N. R., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. C., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Related Posts