‘Klithnin nga tmerri’/ Avokati Altin Goxhaj denoncon incidentin e rëndë në Tiranë: 200 efektivë kundër 3 vajzave, u arrestuan sepse po filmonin policinë

Një incident i rëndë është denoncuar mbrëmjen e sotme pranë ambientit të Komisariatit Nr. 2 në kryeqytet, ku forcat e rendit dhe reparti “Shqiponjat” dyshohet se kanë shoqëruar me forcë tre vajza të reja.
Lajmi është bërë publik përmes një reagimi urgjent në rrjetet sociale nga avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj.
Sipas Goxhajt, shkak për këtë ndërhyrje masive të policisë, ku pretendon se ishin të pranishëm rreth 100 deri në 200 efektivë, ka qenë fakti se vajzat po filmonin momentin kur policët po hiqnin maskat e tyre.
Denoncimi i avokatit:
Shpërndajeni lajmin: Tani te Komisariati Nr 2, Shqiponjat dhe derrët e rendit, sapo morën me dhunë 3 vajza vetëm pse po i filmonin kur po hiqnin maskat. Policia ishte gardh, mbi 100-200 vetë kundër 3 vajzave.
Pasi ju morën telefonat me dhunë ndërkohë që ato klithnin nga tmerri dhe dhuna i futën në një furgon megjithëse ishin para komisariatit.
Nuk dihet ku do t’i dërgojnë sonte por njoftoni prindërit që u mungojnë vajzat që të interesohen në komisariatin nr 2 se nuk dihet se çfarë mund tu bëjnë këta derra të droguar dhe në adrenalinë mostrash!
Dëshmitarë: Erald Aga dhe Sevin Serjani.







