Politikë

Petro Koçi paralajmëron politikën: Nëse nuk ka zgjidhje politike, ’97-a do të duket si ëndërr e bukur

Socialisti Petro Koçi ka kritikuar entuziazmin e disa deputetëve të partisë së së tij për imazhet e Klevis Balliut në Lanë. Në një postim në rrjete sociale ai e cilëson këtë qasje të gabuar dhe një boomerang për vetë mazhorancën.

Koçi paralajmëroi se promovimi i zgjidhjeve përmes rrugës dhe turmave, në vend të zgjidhjeve politike, mund të sjellë pasoja të rënda për vendin. Ai bëri thirrje për reforma kushtetuese, garantimin e drejtësisë për të gjithë, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, nëse zgjidhjet politike bëhen të pamundura, Shqipëria rrezikon të përballet me skenarë edhe më të rëndë se ai i vitit 1997.

“Çlirojeni Kushtetutën nga 21 Prilli berishian i 2008-ës, garantoni veprim të drejtësisë për këdo, pavarësisht nga emri apo hierarkia, ndryshoni sistemin zgjedhor nga ngërçi i pabarazisë së shanseve, rivendosni demokracinë në funksionimin e partisë, shërojeni administratën nga korrupsioni etj.!  Nëse zgjidhjet politike bëhen të pamundura, atëherë ’97-a do të duket si ëndërr e bukur”, shkruan Koçi.

Siaps tij deklaratat e SHBA-së synojnë mbrojtjen e vendit nga kaosi dhe ndikimet e huaja, ndërsa u bëri thirrje forcave politike të reflektojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button