Editorial

PSE DUHET GENTIAN KOÇI TË JETË NË KRYE TË PD-së FIER?

Në një kohë kur Partia Demokratike në Fier ka nevojë për bashkim, energji të reja dhe rikthim të besimit, vlen të shihet me vëmendje kontributi i atyre që kanë qenë pranë saj jo vetëm në ditët e mira, por edhe në momentet më të vështira.

Gentian Koçi është një prej emrave që ka qenë vazhdimisht i pranishëm në jetën politike të PD-së në Fier. Ai nuk është shkëputur asnjëherë nga partia, nuk është tërhequr në momentet e vështira dhe nuk e ka parë angazhimin politik si një interes të përkohshëm.

Përkundrazi, ka qenë çdo ditë pranë strukturave, pranë demokratëve dhe qytetarëve që kanë pasur nevojë për mbështetje. Ka kontribuar me sa ka mundur, ka qenë aktiv në protesta, në organizime dhe në çdo aktivitet të zhvilluar në emër të Partisë Demokratike.

Kontributi politik nuk matet vetëm me postet që ke mbajtur apo me deklaratat publike, por edhe me praninë, sakrificat, qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë për të qenë aty kur të tjerët kanë pasur nevojë.

Pikërisht këto janë elemente që duhet të merren në konsideratë në procesin e zgjedhjes së drejtimit të PD-së në Fier.

Partia Demokratike ka nevojë për një drejtim që njeh strukturat, njeh demokratët, njeh problematikat e tyre dhe ka qenë pjesë e betejave politike në terren.

Gentian Koçi është një emër që vjen nga ky angazhim dhe nga një kontribut i vazhdueshëm në jetën e Partisë Demokratike në Fier.

Pyetja që shtrohet sot nuk është thjesht kush duhet të marrë drejtimin, por çfarë drejtimi i duhet PD-së në Fier: një drejtim që mbështetet te kontributi, përkushtimi, përvoja në terren dhe marrëdhënia e vazhdueshme me demokratët.

Sepse Partia Demokratike nuk ndërtohet vetëm në ditën e zgjedhjeve, por çdo ditë, me njerëzit që nuk janë larguar kurrë prej saj./ Nga Çaku Tafa

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button