Moderatorja e njohur Erjola Doçi, pasi pati deklaruar se është single, sot ka pohuar se është në një njohje me një akademik.

E ftuar në “Wake up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ka shtuar se kohët e fundit ka një tërheqje ndaj njerëzve të mençur, pa dhënë detaje të tjera.

“Jam në një njohje, po vetëm kaq, preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo.

E pyetur nga moderatorët e emisionit se kur e mendon moshën ideale për të patur fëmijë, Erjola është shprehur se do ti donte dy binjak brenda të 30-ave duke qenë se në këtë kohë që flasim është 27 vjeçe.

“Unë jam 27 vjeçe dhe besoj se brenda të 30-ave, tani dy binjakë i dua. Vdes për binjakë. I kam patur në familje dhe besoj se mund ti kem dhe në gjenetikë. Është lodhje e dyfishtë, por edhe dashuri e dyfishtë”, tha moderatorja e njohur.

Leave a Reply

Related Posts