Vlorë – Një ngjarje e dyshuar kriminale është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Bashkimi”. Rreth orës 23:00, në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Fatmirësisht, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.











