Fier – Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin M. Sh. është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi D. Sh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjere: K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.















