Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, duke u djegur pothuajse plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga incidenti. Megjithatë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke shkrumbuar mjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe sigurimin e zonës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera.
















