Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Tragjasit, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa i lënduari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.















