Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:55 në aksin Vlorë–Kotë, në vendin e njohur si Ura e Vodicës.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit tragjik, të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, i cili udhëtonte në automjetin me drejtues E. B., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

















