Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tetë persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ku sipas raportiemeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan LAJMI I PARË. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts