Vendi

Tensionohet situata, protestuesit shpërthejnë dyert e Bashkisë së Tiranës

Është tensionuar situata në orët e mbrëmjes në protestën e nisur që prej orës 14:00. Pas shpërndarjes nga rruga e Durrësit protestuesit janë zhvendosur në Bashkinë e Tiranës. Ata kanë shpërthyer dyert dhe kanë hyrë brenda bashkisë.

Protestuesit në fillim kanë hedhur gurë drejt derës së godinës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën, ndërsa kanë vijuar me hedhjen e gurëve drejt institucionit dhe ndezjen e  flakadanëve.

Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button