Ndërrimi i çarçafëve është gjithmonë temë diskutimi, por rekomandimi i përgjithshëm është një herë në javë.

Megjithatë, një ekspert ka treguar se sa shpesh duhet t’i ndërroni gjatë një vale të nxehtë.

Sipas ekspertit, Nick Ross gjatë kësaj periudhe ju duhet t’i pastroni çarçafët dy herë në javë.

 “Dy herë në javë mund të duket e tepërt, por me qelizat e vdekura të lëkurës dhe vajrat e trupit e trupit e grumbulluar, vala e të nxehtit sjell një tjetër element të pakëndshëm – djersën”, thotë ai.

“Rregulli im i përgjithshëm është që t’i lani çarçafët sa herë që nuk ndihen të freskëta”, u shpreh Ross.

Dy herë në javë është një “rregull i mirë” për të gjithë, por ata që vuajnë nga alergjitë ose kanë lëkurë të ndjeshme, mund të kenë nevojë t’i përmbahen më rreptësisht.

Leave a Reply

Related Posts