Vendi

Shpërthim në Fier, vetëm dëme materiale

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kastriot” në Fier.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se është dëmtuar dera e jashtme e një subjekti privat, në pronësi të shtetasit me inicialet A. K.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button