Vendi

Humb ndjenjat një protestues para MAS pas hedhjes së gazit lotsjellës, e merr ambulanca

Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi se ai është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas është vendosur në barrelë. Nuk dihet nëse gjendja e tij është shkaktuar nga gazi apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.

“Një nga protestuesit është shtrirë në tokë, nuk e dimë nëse është goditur gjatë kohës që ka vrapuar teksa është hedhur gazi lotsjellës. Ndihmohet nga protestuesit. Protestuesit kërkuan ndihmën e parë te efektivët pranë MAS. Është vendosur në barrelë. Është një zotëri në moshë të mesme. Nuk ka dëmtime në kokë. Kjo është situata deri më tani”, raportoi gazetarja e A2 CNN.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Kledi Hoti, tha se protestuesit i kishte rënë të fikët nga gazi dhe se në një moment nuk i kishte ndjerë pulsin.

“I ka rënë të fikët nga gazi. Nuk kishte puls, më shtrëngoi dorën. Por nuk e dimë çfarë problemesh ka, por kishte një operacion”, raportoi ai për A2 CNN. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button