Vendi

Dimal/ Humb jetën në aksident 67-vjeçari në Samaticë, makina përmbyset në kanal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button