Politikë

Enkelejda Veliaj fiton drejtimin e PD-së në Fier me 196 vota, hera e parë që një grua merr kryesimin e degës

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Në përfundim të procesit, kandidatja Enkelejda Veliaj ka fituar me 196 vota, e ndjekur me një rezultat të ngushtë nga kandidati Ardian Ferro, i cili ka marrë 192 vota.

Në votim morën pjesë gjithsej 834 anëtarë. Të pavlefshme rezultuan 8 vota, ndërsa një tjetër ishte e dëmtuar.

Në mesazhin e saj drejtuar demokratëve, Veliaj ka shprehur fillimisht falënderimet për mbështetjen, duke theksuar angazhimin e saj për të qëndruar pranë çdo demokrati.

Kjo është hera e parë që në krye të degës së Partisë Demokratike në Fier zgjidhet një grua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button